Kapiteni Goran Pandev nuk ishte titullarë në takimin e sotëm të përfaqësueses së vendit kundër Armenisë, gjë kjo që nuk kishte ndodhur gjatë kohë. Megjithatë në konferencën për shtyp të organizuar me gazetarë pas përfundimit të ndeshjes, seleksionuesi Igor Angellovski, tregoi arsyen, e që kishte të bëjë me përgatitjen e tij fizike.
“Goran Pandev kishte vetëm 4 stërvitje para këtij takimi. Gjithashtu kishte munguar edhe në startin e përgatitijeve me Xhenoan, që kishin startuar me 26 të muajit të kaluar. Ashtu ishte marrëveshja, që ai të luaj vetëm 30 minuta dhe ashtu ndodhi. Deri në ndeshjen me Gjeorgjinë kemi edhe dy stërvitje, ashtu që besoj se në ndeshjen e pas 3 ditëve Goran, do të të jetë titullarë” – tha Igor Angellovski.
Goran Pandev në takimin kundër Armenisë, në lojë u inkuadrua në minutën e 61-të në vend të Ilija Netsorovskit. Ndryshe Maqedonia në këtë përballje të zhvilluar në Shkup shënoi fitore 2:1, falë golave të shënura nga pika e bardhë që në pjesën e parë nga ana e Ezgjan Alioskit dhe Ilija Nestorovskit, teksa golin e vetëm për armenët e kishte realizuar Tigran Barsegian në minutat shtesë të takimit.