Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll sot në ndeshjen e parë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, shënoi fitore minimale 2:1 përballë Armenisë, njofton “infOSport.mk”. Kjo ndeshje u zhvillua në një termin të pazakontë, nga ora 15:00, ndërsa kjo gjë u shkaktoi probleme futbollistëve, duke pasur parasysh të nxehtin që mbizotëronte në kryeqendrën tonë.
Megjithatë realiteti ishte i tillë, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes, Visar Musliu, duke pranuar se ekipi “verdhekuq” mund të paraqitej edhe më mirë, tha se ajo që duhet ti gëzojë gjithë ata, është rezultati dhe 3 pikët e plota.
“Bukur që startuam me 3 pikë, edhe pse duhet pranuar se nuk ishte kjo loja jonë më e mirë. Duhet të pëmirësojme disa gjëra. Nuk e kishim të lehtë të luajmë në një ditë kaq të nxehtë. Mirëpo në fund me rëndësi janë pikët. Rezultati na bënë të lumtur, mirëpo në ndeshjen e rradhës patjetër duhet të dëshmojmë se mundemi edhe më shumë” – tha njëri prej liderëve në mbrojtjen e përfaqësueses së vendit.
Ndeshjen e rradhës në kuadër të Ligës “C”, Maqedonia e Veriut do ta zhvillojë kundër Gjeorgjisë në Tbilisi me datë 8 shtator.