Një ndër mesfushorët kryesor te Gjilani, Muhamed Useini, ka pësuar një lëndim paksa më serioz në takimin e sotëm miqësor, që skuadra e tij e zhvilloi kundër Arbërisë, transmeton “infOSport.mk”.
E gjithë kjo ndodhi gjatë pjesës së parë, kur një prej futbollistëve të Arbërisë startoi me dy këmbë drejt mesfushorit tetovar, i cili më pastaj nuk mundi të vazhdojë ndeshjen.
Ai menjëherë ishte dërguar në spitalin e Prishtinës, për të bërë një rezonanca magnetike, përmes së cilës do të mësohet edhe shkalla e lëndimit të nyjes së këmbës, e cila për momentin është shumë e enjtur.
Shpresojmë që gjithçka të jetë në rregull me Useinin dhe ky lëndim të mos jetë shumë serioz, pasi i njëjti i nevojitet skuadrës, duke pasur parasysh se njihet si motori i mesfushës te Gjilani.
Sezoni i ri në Superligën e Kosovës nis me 12 shtator, ndërsa Gjilani e nis me derbin kundër Feronikelit në Drenas.