“Messi vendosi të qëndrojë te Barcelona”, De Jong reagon i pari!

Mesfushori i Barcelonës, Frenki De Jong, ka folur në lidhje me qëndrimin e Leo Messit te Barcelona. Ai shfaqet shumë i gëzuar për diçka të tillë dhe nuk nguron ta thotë haptazi.

“Personalisht jam shumë i gëzuar që ai do të qëndrojë. Messi është lojtari më i mirë në botë dhe fakti që edhe më tej do të qëndroj te Barcelona, më bën të lumtur. Nuk kam pasur kontakte me drejtuesit e Barcelonës apo njerëzit që qëndrojnë rreth Messit. Çështja e tyre qëndron mes Leo Messit dhe Barçes. Nuk isha aspak dijeni sepse nuk isha në Barcelonë, nuk ka sens të pyesja. Po pres me padurim të rikthehem në klub”, – tha De Jong.

Leave a Reply