Atletiko Madridi ka dalë me një komunikim zyrtar për shtyp ku konfirmon se dy futbollistë të tyre kanë rezultuar pozitiv me “Covid-19”.
Bëhet fjalë për sulmuesin e njohur, Diego Kosta dhe Arias. Skuadra nga “Vanda Metropolitano” në këtë mënyrë humbet dy lojtarë të rëndësishëm për fillimin e sezonit të ri në La Liga.
Kampionati spanjoll rifillon më 12-13 shtator dhe në këtë mënyrë, Atletiko do të duhet të luaj pa këtë dyshe.
Probleme që në start për trajnerin Diego Simeone, pasi të dy i llogarit në grupin kryesor. Sezoni i ri do të jetë krejtësisht i veçantë, pasi klubet do të duhet të bashkëjetojnë me rregullat e reja të “Covid-19”.
El primer equipo se sometió a la pruebas previas al inicio de la pretemporada, excepto los internacionales y Diego Costa y Arias, que dieron positivo en un test PCR realizado en sus vacaciones y se encuentran guardando cuarentena ➡ https://t.co/oL7YTrTISY
— Atlético de Madrid (@Atleti) September 3, 2020