Përfaqësuesja e Kosovës të enjten në mbrëmje nuk ka shkuar më shumë se një barazim në udhëtim te Moldavia, edhe pse realisht kjo ndeshje u zhvillua në Itali, për shkak se shteti modav nuk njeh pavarësinë e Kosovës.
Ndeshja e vlefshme për Ligën “C” të Kombeve u mbyll me shifrat 1:1, ndërsa më i dalluari te ekipi “dardan” ishte Valon Berisha i cili u vlerësua me notën 7.8.
Ndërsa, paraqitja më e dobët në ndeshje sipas “Sofascore”, i takon Herolind Shalës, i cili u vlerësua me notën 6.2.
Të dielën Kosova do të zhvillojë ndeshjen e xhiros së dytë në kuadër të Ligës së Kombeve, kësaj rradhe përballë Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.