Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha ka reaguar pas barazimit të ekipit “dardan” ndaj Moldavisë mbrëmë në “Enio Tardini” në Parma të Italisë.
Moldavia dhe Kosova edicionin e ri në Ligën e Kombeve në kuadër të Ligës “C” e nisën me barazim 1:1, rezultat ky që nuk kënaqi shumë shqiptarë ane mbanë Botës, pasi pjesa e tyre dërmuese ishin të bindur në fitoren e “Dardanëve”.
Pas përfundimit të këtij takimi, Bernard Berisha, që luan në kampionatin rus me ekipin e Akhmat Grozni, kishte reaguar përmes profilit të tij zyrtarë në “facebook”, ku ndër të tjera kishte shkruar: “Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi i Zotit”.
Nuk dihet qartë për kë ishte ky dedikim, duke pasur parasysh se Berisha nuk luajti fare në ndeshjen me Moldavinë, ndërsa i njëjti shpreson të jetë titullarë përballë Greqisë të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Pas qdo veshtresije vjen lehtsimi i Zotit 🤲🏻☝️
Публикувахте от Bernard Berisha в Четвъртък, 3 септември 2020 г.