Reja nuk e grumbulloi në Kombëtare, futbollisti shqiptar pranë akordit me Valencian

Mbrojtësi shqiptar, Ivan Balliu, bëri një sezon fantastik me skuadrën e Almerias në Ligën e dytë spanjolle, por çuditërisht i njëjti nuk morri një ftesë nga ana e trajnerit Edi Reja për 2 ndeshjet e muajit shtator ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë.

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë thjesht me zgjedhje taktike të trajnerit italian, apo ka qenë dëshira e vetë futbollistit për të mos qenë prezent në këto 2 takime, për çështje personale.

Mbrojtësi i djathtë Balliu ka luajtur 32 ndeshje sezonin e kaluar, duke kontribuar me një gol dhe katër asistime për Almerian

Ndërkohë së fundmi, gazetari spanjoll, Salva Gomis, raporton se klubi i Valencias ka shfaqur interes për Balliun, i cili ka edhe një vit kontratë me Almerian.

Klubet duhet të arrijnë një marrëveshje së bashku, për transferimin e shqiptarit në “Mestalja”. Ky do të ishte një hap i madh në karrierë për futbollistin 28-vjeçar, i cili gjatë karrierës së tij profesioniste ka luajtur edhe në Francë me skuadrën e Metz, ndërsa në Portugali kishte luajtur me Arouca, transmeton “infOSport.mk”.

Ndryshe Balliu, i cili posedon edhe pasaportë spanjolle, karrieren e kishte nisur te Girona, për të kaluar më pas te Barcelona, ku kishte luajtur edhe me ekipin B, prej ku korrikun e vitit 2013-të ishte transferuar në futbollin portugez.

Ndryshe me Kombëtaren e Shqipërisë, Balliu numëron 2 ndeshje.

Leave a Reply