Presidenti i Breshës, Massimo Cellino, ka folur për blerjen e yllit të skuadrës së tij, Sandro Tonali nga Milani, duke konfirmuar shifrat e operacionit:
“Ai ka bërë një lëvizje në momentin e duhur. Lojtari do të ketë një rritje shumë të mirë në një klub që ka një profesionalizëm të madh dhe një trajner shumë të mirë”, – ka thënë Cellino për “Top Calcio 24”.
“E vlerësoj Milanin sepse i ka dhënë një vlerë parave, ka bërë një zgjedhje të rëndësishme, është një investim i mirë. Milani nuk e blen për ta shitur, e blen për të vënë bazat”.
“Po bëjnë diçka që shumë e thonë dhe askush nuk e bën, duke investuar te të rinj të rëndësishëm. Është një politikë e guximshme, por afatgjatë”.
“10 milionë për huazimin, 15 për blerjen përfundimtare dhe 10 si bonus? Janë shifra të sakta, në janar kam marrë një ofertë 65 milionë euro nga Barcelona, jo më larg se 10 ditë më parë kemi marrë një ofertë me 10 milionë euro më shumë (Mançester Junajted), por lojtari ishte i vendosur të shkonte te Milani”, – ka thënë Cellino.