Juventusi po përgatit një plan të rikthejë tifozët në stadium, për ndeshjet e sezonit të ri në “Serie A”. Të gjitha ndeshjet në Itali janë luajtur me dyer të mbyllura që pas izolimit për shkak të pandemisë “Covid 19”.
Lajmi për hapjen e stadiumeve për tifozët u konfirmua nga një zyrtar, Alberto Çirio.
“Ne mund të rikthehemi në normalitet, duke respektuar rregullat. Objektivi i klubit është të jemi gati për ndeshjen e parë të sezonit”, – tha Çirio për “ANSA”.
Juventusi ndeshjen e parë të sezonit të ri, i cili pritet të fillojë me 19-20 shtator, do ta zhvillojë si vendas kundër Sampdorias.