Pas Bunjamin Shabanit, është Izair Emini, futbollisti i rradhës që ndahet me Dritën e Gjilanit, njofton “infOSport.mk”. Një gjë të tillë kishte bërë të ditur vetë mesfushori tetovar, përmes një postimi në profilin e tij në “facebook”.
“Pershendetje te gjitheve deshe te ju njoftoj pas nje periudhe njevjecare me Fc.Driten,nga sot nuk do jem pjese e kesaj familje te madhe pasi aritem nje marveshje te dyanshme per prishjen e kontrates,un vec dua ti falenderoj te gjithe duke nisur nga presidentat,kryesia,trajneret,bashkelojtaret doktorat,llegenden dhe posacerisht te gjith tifozet bardhekalter ⚪️🔵 INTELEKTUALET qe me kan perkrahur gjithmone.Me respekt
Izair Emini 💙💙” – kishte shkruar Emini.
34-vjeçari Emini Dritës së Gjilanit iu bashkua verën e vitit 2019-të, ndërsa këtë edicion u shpall kampion për herë të parë në futbollin e Kosovës. Me Dritën e Gjilanit ai numëroi 27 ndeshje, duke shënuar 6 gola në edicionin debutues në Superligën e Kosovës.