Visar Musliu ka folur për dy ndeshjet e shtatorit në kuadër të Ligës së Kombeve, që përfaqësuesja e vendit do ti zhvillojë kundër Armenisë dhe Gjeorgjisë. Dëshira e mbrojtësit të MOL Fehervar, është që ekipi të ruaj atë mentalitet fituese, të cilin tashmë e kanë ngulitur në kokë.
“Fillimisht dua të them se jemi të lumtur që pas 10 muajve jemi bashkë. Pritjet janë të njëjta si edhe më parë kur filluam të luajmë bashkë, pra fitore dhe vetëm fitore. Këtë e kemi ngulitur në kokë si mentalitet, mendojmë vetëm si firimtarë. Mirëpo kjo nuk do të kishte vlerë asgjë, nëse këtë nuk do e dëshmonim edhe në terren. Shpresoj të përgatitemi sa më mirë dhe se do arrijmë të fitojmë” – tha Visar Musliu.
Ndeshjen e parë Maqedonia e Veriut do ta zhvillojë me 5 shtator kundër Armenisë në Shkup, ndërsa 3 ditë më vonë do të jenë mysafir të Gjeorgjisë.