Trajner brazilian për Vëllazërimin e Kërçovës

Vëllazërimi i Kërçovës nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në Ligën e Dytë – Perëndim, ndërsa e gjithë kjo ka shtyrë drejtuesit e klubit të mendojnë për trajner të ri. Siç mëson “infOSport.mk”, gjatë ditës së sotme Vëllazërimi do të prezantojë një trajner brazilian, i cili njihet si një punëtorë i mirë me talentë të rinj, e që realisht te skuadra kërçovare i ka me bollëk. Ndryshe bëhet fjalë për Leones Pereira Do Santos, i cili së fundmi ishte i angazhuar në Tajlandë, aty ku drejtonte skuadrën e JL Chiang Mai United FC.

61-vjeçari në Tajlandë kishte drejtuar edhe skuadrat e Angthong F.C, Nara United F.C si dhe Chiang Mai FC, derisa në sezonin 2011/2012, ai drejtoi edhe kombëtaren U16 të Tajlandës.

Kur jemi tek kombëtaret vlen të përmendet se gjithashtu kishte drejtuar edhe Kombëtaren A të Haitit në kuadër të CONCACAF gjatë vitit 2010, ndërsa në vitin 2007 ai kishte udhëhequr edhe kombëtaren U20 të Brazilit, transmeton “infOSport.mk”.

Ndryshe gjatë karrierës së tij të bujshme si trajner, Do Santos, gjithashtu kishte punuar edhe në vendlindjen e tij në Brazil, Kinë dhe Arabinë Saudite, ndërsa për një periudhë shumë të shkurtër gjatë vitit 2011-të ai kishte qenë edhe pjesë e Vardarit.

Leones Pereira Do Santos në postin e trajnerit te Vëllazërimi do të zëvendësojë turkun, Huseyin Hursoy.

 

Leave a Reply