Skuadra kosovare me trajner francez

Njëra nga skuadrat më të trofeshme në futbollin kosovar Besa e Pejës, është rikthyer sivjet me shumë bujë në elitën e futbollit kosovar.

Gjithsesi, duke i parë rivalët e Besës me lëvizjet e mëdha që po i bëjnë, pejanët tash për tash duken të heshtur gjë e cila ka krijuar një përshtypje se kjo skuadër do të jetë kafshatë e lehtë për edicionin ri.

Megjithatë, burime të skuadrës pejane i kanë thënë “Zeri.info” se Besa do të jetë një kundërshtar shumë i fortë dhe se risitë do të mësohen në ditët në vazhdim.

“Kushtet për punë janë shumë të mira, pra aty është një atmosferë shumë e mirë. Sa i përket largimeve të fundit të disa lojtarëve, Besa nuk ka pasur shumë interesim për ta për këtë janë larguar”,-  i ka thënë një burim i afërt me klubin duke konfirmuar se skuadrës po i prinë trajneri francez Tanguy Fleury.

Besa sipas të gjitha gjasave në edicionin e ri do të luajë jashtë stadiumit “Shahin Haxhisilami”, për shkak të rinovimit, kështu që shtëpia e re e Besës do të jetë në fshatin Brestovik në fushën me bari artificial që ofron kushte shumë të mira.

Leave a Reply