Shpërblimet nga UEFA, ja sa kanë përfituar Shkëndija dhe Renova

Shkëndija dhe Renova kanë kaluar raundin e parë eliminatorë në Liga Europa, ndërsa kjo ka bërë që në arkat e dy skuadrave shqiptare nga Maqedonia e Veriut të derdhen të holla nga UEFA, njofton “infOSport.mk”.

Dy skuadrat tetovare vetëm për pjesëmarrje kishin përfituar nga 240 mijë euro, ndërsa falë kalimit të raundit të parë, ata përfituan edhe nga 260 mijë euro shtesë. Kësisoj plotë 500 mijë euro në arkat e Shkëndijës dhe Renovës, që në këtë mënyrë përmirësojnë dukshëm buxhetin e tyre.

Mirëpo kjo shumë mund të përmirësohet dukshëm, në rast se kalojnë edhe raundin e dytë, pasi në këtë mënyrë Shkëndija dhe Renova do të përfitonin edhe nga 280 mijë euro shtesë, pra plotë 780 mijë euro, shumë kjo e konsiderueshme për kushtet e futbollit tonë vendor.

Leave a Reply