UEFA ka zyrtarizuar oraret e ndeshjeve të turit të dytë të Liga Europa, aty ku Maqedonia do të përfaqësohet me 3 klube, njofton “infOSport.mk”.
Renova do të duhet të luajë në mes të vapës. Takimi kundër Hajduk Splitit do të zhvillohet prej orës 15:30 në stadiumin pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Shkak për orarin e pazakontë janë prozhektorët e këtij stadiumi, të palicencuara nga UEFA.
Pas skuadrës nga Xhepçishti në fushë do të zbret Shkëndija. “Kuqezinjtë” prej orës 17:45 do të luajnë në Municipal Stadium kundër rumunëve të Botoshani.
Skuadra e fundit që do të zbres në fushë, është Sileksi, skuadër kjo që do të përballet me kampionët e Kosovës, Dritën e Gjilanit. Kjo ndeshje do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup me fillim në ora 20:00.
Liga Europa, turi i dytë eliminatorë
Ora 15:30 | RENOVA – HAJDUK SPLIT (Stadiumi pranë FFM-së)
Ora 17:45 | BOTOSHANI – SHKËNDIJA (Municipal Stadium – Botoshani)
Ora 20:00 | SILEKSI – DRITA (Todor Proeski – Shkup)