Probleme për Angellovskin, portieri Dimitrievski pozitiv me “Covid 19”, Avramovski i lënduar

Portieri i parë i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Stole Dimitrievski ka rezultuar pozitiv me “Covid 19”, me ç’rast do të mungojë për ndeshjet e shtatorit në kuadër të Ligës së Kombeve përballë Armenisë dhe Gjeorgjisë, njofton “infOSport.mk”.

Vërtetë një lajm aspak i mirë ky për seleksionuesin Igor Angellovski, i cili ka reaguar shumë shpejtë, duke i bërë ftesë shtesë portierit Martin Bogatinov, që aktualisht është pjesë e skuadrës qipriote të Etnikos.

Ndërkohë për shkak lëndimit përfaqësuesen do ta braktis edhe Daniel Avramovski. Ish futbollisti i Vardarit, që javë më parë u transferua në Turqi te skuadra e Kajzerispor, kështu nuk do të mund të ndihmojë skuadrën, edhe pse emri i tij figuronte në mesin e futbollistëve të ftuar fillimisht nga ana e Igor Angellovskit.

Leave a Reply