Xhiakomo Vrionit i është bashkuar edhe një shqiptarë tjetër te skuadra e Juventusit, transmeton “infOSport.mk”. Fjala është për 17-vjeçarin Albian Hajdari, një shqiptarë i lindur në Zvicër, që deri më tani kishte provuar të gjitha grupmoshat e Bazelit.
Ai luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe është pjesë e kombëtares U-17 të Zvicrës. Hajdari, ka provuar të luajë edhe më përfaqësueset U-15 dhe U-16 të Zvicrës, ndërsa nga njohësit e futbollit zviceran konsiderohet si një talent i madh.
Këtë talent si duket me kohë e kanë vërejtur drejtuesit e Juventusit, të cilët kanë firmosur kontratë 3-vjeçare me talentin shqiptarë, kontratë kjo që gjatë ditës së sotme është depozituar edhe në Ligën Italiane të Futbollit.
Ai fillimisht pritet që ti bashkohet ekipit U19 të “Zonjës së Vjetër”, ndërsa sipas TMË, adoleshenti pritet të jetë pjesë e ekipit U-23 të Juves, aty ku do të ketë shok skuadre shqiptarin tjetër, Xhiakomo Vrioni.