Vushtrria dhe Istogu do të përballen mes vete në raundin e dytë të Kupës Europiane (European Cup) në konkurrencë të femrave. Kështu vendosën goglat, pas shortit të hedhur sit në Vjenë të Austrisë.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në parketin e Vushtrrisë me datë 10 ose 11 tetor, ndërsa ndeshja kthyese në Istog një javë më pas.
Është kjo hera e parë që dy skuadra kosovare përballen mes vete në garat europiane.
Federata europiane e Hendbollit (EHF), pas situatës së krijuar me COVID-19, ka bërë të mundur që edhe skuadrat nga i njëjti vend të luajnë mes vete, ndërsa fati deshi që pikërisht dy skuadrat kosovare të përballen njëra me tjetrën.