Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, nuk dëshiron të flas personalisht me presidentin e klubit, Josep Maria Bartomeu. Marrëdhënia mes tyre është ndërprerë dhe Messi nuk i beson më presidentit.
Sipas “Cadena Ser”, argjentinasi ishte shumë i zhgënjyer me një lëvizje të Bartoemut një vit më parë, përcjell lajmi.net.
Messi personalisht e ka pyetur Bartomeun nëse do të blinte Antuan Grizman, gjë të cilën presidenti e ka mohuar kategorikisht.
Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” ka insistuar që Barcelona të rikthente Nejmar, dhe të mos e transferonte Grizmanin.
Por, Bartomeu në fund transferoi Grizman, dhe Messi u ndje i dëshpëruar me këtë lëvizje të presidentit të Barcelonës.
Lionel Messi këtë verë po kërkon largimin nga Barcelona, ndërsa Mançester Siti mbetet skuadra favorite për transferimin e argjentinasit.