Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e tretë kualifikues në kuadër të Liga Europa, aty ku vendi ynë përfaqësohet me 3 skuadra, njofton “infOSport.mk”.
Kështu, në rast se Shkëndija e Tetovës do të eliminonte skuadrën rumune të Botoshani, në raundin e tretë do të përballej me fituesin e duelit Lokomotiv Plovdiv -Totenham.
Këta të fundit vërtetë një emër i madh i futbollit europian, ndërsa vlen të përmendet se skuadra bullgare e Lokomotiv Plovdivit udhëhiqet nga ish trajneri i Shkëndijës, Bruno Akrapoviç.
Sa i përket Renovës, “gipspunuesit” nëse ja dalin përballë Hajduk Splitit, në raundin tjetër do të përballen me Neftçin ose Gallatasarajin, ndërkohë Sileksi që do të përballet me Dritën e Gjilanit në raundin e dytë kualifikues, në rast kualifikimi të mëtejshëm, do të vihet përballë Legia Varshavës.