Short ferri për Teutën dhe Kukësin, peshkojnë skuadra nga La Liga dhe Bundesliga!

Short ferri për dy nga tre skuadrat përfaqësuese të Shqipërisë në ndeshjet e Liga Europa, Teutën dhe Kukësin, njofton “infOSport.mk”.

Goglat i kanë vënë përballë ekipeve të La Ligës dhe Bundesligës. Durrsakët e Edi Martinit do të presin në shtëpi Granadën, ndërkohë që Kukësi do të ketë përballë gjermanët e Volfsburgut.

Ndërkohë një kundërshtarë më i lehtë, por që vazhdimisht luan në Europë për Laçin, që përballë do të ketë izraelitët e Hapoe Ber Sheva.

Ashtu si në raundin e parë, edhe në këtë raund, ndeshjet do të jenë me një takim, ndërsa të njëjtat do të zhvillohen me 17 shtator.

Leave a Reply