Sabien Lilaj prezantohet te Prishtina

Sabien Lilaj dy ditë më parë u zyrtarizua si lojtar i Prishtinës, ndërsa sot u prezantua nga klubi i njohur kosovar. Me fanellën “bardheblu”, Lilaj ka dy dëshira të mëdha: Të fitojë titullin kampion dhe të mbyllë karrierën te Prishtina.

Lilaj te skuadra nga kryeqendra kosovare vjen nga rradhët e skuadrës izraelite të Ness Ziona, ndërsa kjo do të jetë hera e parë që ai do të luaj në futbollin kosovar.

Ndryshe jashtë Shqipërisë, Lilaj e kishte provuar veten edhe në futbollin kroat, duke qenë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit dhe në Azerbejxhan, duke mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Kabala.

Periudhën më të mirë Lilaj e kishte kaluar me Skënderbeun e Korçës, pjesë e së cilës skuadër kishte qenë për 6 vite të plota, duke zhvilluar 207 ndeshje dhe duke realizuar 26 gola. Ai me këtë skuadër kishte luajtur edhe në ndeshjet e Liga Europa, aty ku kishte zhvilluar gjithsej 29 ndeshje, ndërsa edhe 12 ndeshje kishte regjistruar në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, transmeton “infOSport.mk”.

Përveç me Skënderbeun, 31-vjeçari Sabien Lilaj në Shqipëri kishte luajtur edhe me Kukësin dhe Tiranën, aty ku edhe e kishte filluar karrierën e tij futbollistike.

Mirë se vjen SabienLilaj vije nga Izraeli – prezantohet nga Haradini Prishtinë, 31 gusht 2020 – Sabien Lilaj, ikona…

Публикувахте от FC Prishtina в Понеделник, 31 август 2020 г.

 

Leave a Reply