Renova e nisi mirë, por në fund kokëulur e lëshoi Kratovën (VIDEO)

Renova ka pësuar disfatë 3:1 në përballjen ndaj Sileksit në Kratovë, dy skuadra këto që përfaqësojnë vendin tonë në garat e Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja nisi mirë për të përzgjedhurit e trajnerit Bujar Islami, që avansuan shumë herët me golin e Emran Ramadanit, i cili në minutën e 7-të lëshoi një predhë nga distanca, ndërsa pakujdesia e portierit vendas, Bobi Bozhinovski, bëri që Renova në atë momente të kalonte në epërsi.

Renova falë super golit të Emran Ramadanit avanson kundër Sileksit në Kratovë

Renova falë super golit të Emran Ramadanit avanson kundër Sileksit në KratovëSILEKSI – RENOVA 0:1 (E. Ramadani 7')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 31 август 2020 г.

Kjo epërsi e “gjispunuesve” ishte valide  deri në minutën e 43-të, atëherë kur në skenë doli Pepi Georgiev, që shfrytëzoi në maksimum mundësinë e dhënë, duke shënuar në rrjetën e Hadis Veliji, pasi kishte dalë i vetmuar para këtij të fundit.

Sileksi barazon ndaj Renoves fale golilt te Pepi Georgiev

Sileksi barazon ndaj Renoves fale golilt te Pepi Georgiev SILEKSI – RENOVA 1:1(P. Georgiev 43')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 31 август 2020 г.

Nuk vonoi shumë dhe 4 minuta më vonë, kur po luheshin minutat shtesë, Sileksi arriti që të përmbys rezultatin, falë golit të Denis Ristov.

Sileksi permbys gjithçka ndaj Renoves

Sileksi permbys gjithçka ndaj RenovesSILEKSI – RENOVA 2:1(D. Ristov 45+2')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 31 август 2020 г.

Me shifrat 2:1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën Sileksi shënoi edhe një gol tjetër, këtë herë pas gabimit të mbrojtësit Bashkim Veliji, i cili humbi një duel me Tanturovskin, ndërsa ky i fundit lejoi që Georgiev të avansojë brenda zonës, për të shënuar edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Sileksin.

Sileksi shenon edhe golin e trete ne rrjeten e Hadis Velilji

Sileksi shenon edhe golin e trete ne rrjeten e Hadis VeliljiSILEKSI – RENOVA 3:1(P. Georgiev 58')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 31 август 2020 г.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 58-të, ndërsa disa minuta më vonë Sileksi rrezikoi sërish portën e Hadis Veliji, mirëpo pa arritur të shënojë edhe ndonjë gol tjetër.

Në anën tjetër Renova tentonte të rikthehej në lojë, mirëpo si duket shpresat e tyre i shuajti Emran Ramadani në minutën e 70-të, kur u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë, me ç’rast duheshe që të braktis fushën dhe të lërë ekipin me një lojtar më pak në fushë.

Ishte kjo disfata e parë për Renovën këtë edicion, ndërsa në anën tjetër fitorja e 3-të nga gjithsej 4 ndeshje për Sileksin, që rikthehet në krye të tabelës së klasifikimit me 10 pikë, po aq sa ka edhe FC Shkupi në vendin e dytë, ndërkohë Renova me 5 pikë të tubuara maban pozitën e 6-të.

Leave a Reply