Dy skuadrat përfaqësuese të Maqedonisë në ndeshjet e Liga Europa, Shkëndija dhe Renova kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm për ndeshjet e raundit të dytë eliminatorë në Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.
Nesër në Nion të Zvicrës me fillim në ora 13:00 do të hidhet shorti, ndërsa tashmë dy skuadrat shqiptare kanë mësuar edhe emrat e kundërshtarëve potencial.
Shkëndija si bartëse do të has në kundërshtarë më të lehtë. Kështu “kuqezinjtë” e Ernest Gjokës do të mund të përballen me rumunët e Botishani, bullgarët e CSKA Sofjes, apo edhe me skuadrën e Sfintul nga Moldavia.
Kundërshtarë shumë më të fuqishëm në grupin e Renovës, skuadër kjo që mund të përballet edhe me gjigandët e Volfsburgut nga Bundesliga gjermane. Përveç “ujqërve” nga Volfsburgu, kundërshtarë të mundshëm të “gjipspunuesve” mund të jenë edhe dy skukadrat ballkanase, Hajduk Split nga Kroacia dhe Zrinjski nga Bosnje e Hercegovina. Shorti i nesërm do të përcaktojë gjithashtu edhe emrin e skuadrës nikoqire, transmeton “infOSport.mk”.
Kujtojmë Shkëndija në raundin e parë kualifikues të Liga Europa eliminoi ekipin e Sumgait nga Azerbejxhani, ndërkohë Renova skuadrën armene të Alashkert.