Albion Ademi vazhdon të shënojë rrishtazi në futbollin elitarë finlandez, teksa së fundmi realizoi një perlë të vërtetë përballë Helsinkit të Ferhan Hasanit, njofton “infOSport.mk”.
Talenti kosovar shënoi golin e vetëm për Mariehamn, skuadër kjo që në fund pësoi disfatë të thellë 6:1.
Ademi golin e vetëm për skuadrën e tij në këtë përballje e realizoi në minutën e 10-të, kur barazoi shifrat në 1:1. Ai shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë, mirëpo Helsinki në vazhdim të ndeshjes shënoi edhe 5 gola të tjerë, duke konfirmuar formën e mirë, ku për momentin me 30 pikë kryeson renditjen në 13 javë kampionat.
מחזור 12: ⚽⚽
מחזור 13: ⚽Albion Ademi (1999, 🇦🇱🇫🇮)
מלך השערים כרגע בליגה הפינית, עם 10 שערים ב 12 משחקים 🔥 https://t.co/PURkh2CP8v pic.twitter.com/Z5oIcTEZYD
— סקאוט בשקל (@ScoutBshekel) August 31, 2020
Në anën tjetër ekipi i Mariehamn, me 17 pikë mban pozitën e 5-të dhe me plotë të drejtë me Ademin në formë pretendon për një vend në ndeshjet e Liga Europa.
21-vjeçari Albion Ademi me 10 gola të shënuar në 12 ndeshje kryeson renditjen e golashënuesve, duke lënë pas vetes sulmuesin e Helsinkit, Roope Riski, që ka të shënuar 9 gola, transmeton “infOSport.mk”.
Sa i përket Ferhan Hasanit, i cili mungoi në këtë ndeshje, ish futbollisti i Shkëndijës me 4 gola të shënuar në 7 ndeshje, aktualisht mban pozitën e 8-të në renditjen e golashënuesve më të mirë të sezonit aktual në elitën e futbollit finlandez.