Shkëndija pasi kreu me sukses misionin në Liga Europa, duke kaluar pa shumë probleme raundin e parë kualifikues, tashmë u kthehet obligimeve në skenën vendore, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra “kuqezi” nga Tetova mundi 2:0 ekipin e Sumgait nga Azerbejxhani, ndërsa pavarsisht shenjave të lodhjes për shkak udhëtimit, me fitore kërkon të mbyll edhe ndeshjen e nesërme kundër Borecit, e vlefshme për javën e katërt në eliltën e ftutbollit vendor.
Pas kthimit të premten nga Azerbajxhani, stafi teknik ka punuar në rikuperimin e futbollistëve sepse ngarkesa fizike dhe lodhja është e pranishme.
Pa pezullime dhe dëmtime stafi teknik llogarit në gjithë futbollistët, përfshi edhe Valmir Nafiun që nuk ishte në kombinim për transfertën europiane me Sumgait, shkaku i kartonit të kuq një vit më parë me ekipin e Dudelanzh nga Luksemburgu.
Takimi Shkëndija-Boreci luhet të hënën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 16:30.