Kosova dy ndeshjet e shtatorit në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Moldavisë dhe Greqisë ka gjasa ti zhvillojë pa një ndër futbollistët e saj më të mirë, Milot Rashicën. Ky i fundit nuk është lejuar nga ana e drejtuesve të Verder Bremenit, edhe pse Rashica ishte ftuar nga ana e trajnerit Bernard Çallandes.
Megjithatë për shkak të rrezikshmërisë që ka vendi i Kosovës nga koronavirusi, disa klube po hezitojnë t’i lejojnë lojtarët t’i bashkohen skuadrës “dardane”.
Një lajm i trishtë ky për trajnerin Çallandes por edhe mbarë Kosovën, pasi Rashica është një nga futbollistët kyç te përfaqësuesja kosovare.
Në pritje për përgjigje nga klubet e tyre janë edhe lojtarët që luajnë në Zvicër, e që nuk lejohen nga shteti i tyre për të udhëtuar drejt vendeve që rezultojnë të rrezikshme kur është në pyetje “Covid 19”.