Zoran Shterjovski ka vendosur me cilët futbollistë do i kundërvihet FC Shkupit sot në takimin e javës së katërt në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Strategu i skuadrës nga Manastiri do të luaj me skemën 4-2-3-1, me Manevskin si sulmuesin më të avansuar, i cili nga mbrapa do të ketë ndihmën e Fazliut, Boshkovskit dhe Tanushevit.
Në mesfushë do të manovrojnë Nikollovski dhe Spirkoski, ndërkohë katërshja para portierit Taleski përbëhet nga Ilievski dhe Borha, që do të veprojnë në krahë dhe Dragarski – Ilieski, që do të luajnë në qendër të mbrojtjes.
Публикувахте от ФК.Пелистер Битола в Неделя, 30 август 2020 г.