“Siç e kam thënë, po bëj nxehjen”, shkruante Zlatan Ibrahimoviç ditë më parë, ndërkohë që sulmuesi do të mbetet pjesë e Milanit edhe në sezonin e ardhshëm.
Klubi i Milanit nuk ka nxjerrë ende detaje, por në orët e para të ditës së sotme qartazi zyrtarizon zgjatjen e bashkëpunimit me sulmuesin boshnjak me pasaportë suedeze.
“IZ back”, flet vetë, sikurse edhe foto e postuar e sulmuesit me fanellën e Milanit. Drejtuesit e klubit italian e kishin shprehur më parë se rinovimi me Ibrën ishte prioritet dhe ia kanë arritur qëllimit ta bindin që qëndrojë.
Sulmuesi luajti një rol të rëndësishëm në paraqitjet e Milanit në pjesën e dytë të sezonit të shkuar. Ai shënoi 10 gola në 18 ndeshje në Serie A, duke treguar se edhe pse po mbush 39 vjeç, sërish mund të jetë vendimtar dhe të bëjë diferencën.
Këtë ai e shpreh edhe përmes rrjeteve sociale të Milanit, duke deklaruar: “Jam i gëzuar, më në fund jam në shtëpi. Jam këtu për të sjellë rezultate, jo për të bërë maskotën”.
🔴⚫ @Ibra_official IZ back!
How Zlataned are you from 1 to Zlatan?#SempreMilan pic.twitter.com/6zX5J0csNB— AC Milan (@acmilan) August 29, 2020