Është sërish ai, Dembo Darboa (VIDEO)

FC Shkupi me plotë meritë ka mundur Pelisterin në takimin e sotëm të javës së katërt në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Vetëm një gol i mjaftoi skuadrës nga Çairi, e cila edhe kësaj rradhe iu falë sulmuesit Dembo Darboa. Sulmuesi nga Gambia golin e fitores e realizoi në minutën e 88-të, ndërsa deri në ato momente Pelisteri mjaft mirë e aprovoi lojën e “bunkerit”, me shpresë se me një lojë të tillë do të mund të largohej me pikë nga Çairi.

Dembo Darboa goooooooooool

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLDembo Darboa, kush tjetër…FC Shkupi avanson ndaj Pelisterit FC SHKUPI – PELISTERI 1:0(D. Darboa 88')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 30 август 2020 г.

Megjithatë planet e tyre i prishi golashënuesi më i mirë i FC Shkupit, por njëherit edhe kampionatit, Dembo Darboa, i cili dy minuta para fundit të takimit duke shfrytëzuar një harkim në zonën kundërshtare nga rivënia e këndit e ekzekutuar nga Fredi Alvarez, më në fund arriti që të mposht portierin Taleski, që deri në ato momente luante rolin e heroit te skuadra nga Manastiri.

Taleski ishte figura kryesore te skuadra e Pelisterit, sidomos gjatë pjesës së parë, kur ndalonte të gjitha tentativat e futbollistëve vendas.

Mbyllet pa gola pjesa e parë në Çair

Mbyllet pa gola pjesa e parë në ÇairFC SHKUPI – PELISTERI 0:0

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 30 август 2020 г.

Gjithçka nisi me tentativën e Ilirid Ademit, për të vijuar më pas edhe me Fredi Alvarez, i cili goditi shtyllën.

Shtyllën pak më vonë e goditi edhe Besar Iseni, i cili në minutën e 42-të humbi një penalti, duke goditur traverzën.

Megjithatë kjo nuk ishte e tëra, pasi gjatë pjesës së parë ishin edhe Glishiq dhe Ademi që u kanosën drejt portës mysafire, që në këtë mënyrë pëson disfatën e parë në ësezonin e ri.

Në anën tjetër FC Shkupi në ndeshjen e saj të katërt arriti edhe fitoren e tretë, duke kryesuar renditjen me 10 pikë, 3 më shumë se Sileksi dhe Shkëndija që ndeshjet e tyre do ti zhvillojnë nesër. Shkëndija në Tetovë do të mirëpret Borecin, ndërkohë Sileksi do të jetë nikoqir i Renovës në Kratovë.

Leave a Reply