Dembo Darboe po bënë një sezon të shkëlqyeshëm me FC Shkupin, për të cilën skuadër në 4 ndeshje kampionale ka shënuar 6 gola, njofton “infOSport.mk”.
Sulmuesi nga Gambia në mesjavë shënoi edhe në kuadër të eliminatoreve të Liga Europa në disfatën 2:1 nga Neftçi Baku, duke konfirmuar formën e tij të madhe.
E gjithë kjo bënë që ky futbollistë që në fillim të sezonit të vendos emrin e tij ndër kandidatët kryesor për të fituar “Këpucën e Artë” në elitën e futbollit vendor, edhe pse ende është herët për të diskutuar rreth kësaj çështje.
Megjithatë 6 golat e tij dhe mosha e re na bëjnë të mendojmë se Darboe mund të arrijë një gjë të tillë, kjo edhe për faktin se pas tij për momentin me 3 gola të shënuar qëndron sulmuesi i Sileksit Ivan Ivanovski, derisa bomberi Besart Ibraimi, të cilin jemi mësuar ta shohim çdoherë në krye të listës së golashënuesve, aktualisht ka vetëm 1 gol të shënuar.
Para tij me nga dy gola renditen bashkëlojtari i tij nga rradhët e Shkëndijës, Lupçe Doriev, Sefer Emini i Makedonija GJ.P, veterani Bobi Bozhinovski, poashtu nga rradhët e skuadrës së Makedonija Gj.P, Fahrudin Djurdjeviç i Rabotniçkit, Nikolla Radoviç i Borecit, si dhe treshja e Sileksit, Stefan Djuriç, Pepi Georgiev dhe Denis Ristov.