Besart Ibraimi goleadori më i mirë nga Maqedonia edhe në garat europiane

Përveç që mban epitetin e “Mbretit të golave” në futbollin elitar në vend, Besart Ibraimi është edhe golashënuesi më i mirë nga Maqedonia në garat europiane në nivel klubesh, njofton “infOSport.mk”.

Bomberi kërçovarë ka shënuar më shumë se çdo futbollistë tjetër nga vendi ynë, ndërsa kjo edhe falë kontunuitetit të Shkëndijës viteve të fundit në garat europiane, ku për çdo vit “kuqezinjtë” bashkë me Ibraimin kanë prezantuar në mënyrë shumë dinjitoze vendin tonë në futbollin europian.

Ibraimi realizoi edhe edicionin e sivjem të Liga Europa, duke shënuar njërin nga golat në ndeshjen e raundit të parë kundër Sumgait nga Azerbejxhani, në të cilën ndeshje “kuqezinjtë” nga Tetova shënuan fitore 2:0.

Ibraimi shënoi golin e parë për Shkëndijën, duke arritur kështu në kuotën e 15 golave të shënuar në ndeshjet europiane, transmeton “infOSport.mk”.

10 gola bomberi kërçovarë ka shënuar në 23 ndeshje të zhvilluara në ndeshjet eliminatore të Liga Europa, ndërkohë në 8 ndeshje kualifikuese të Ligës së Kampionëve ka shënuar 5 gola, 4 prej të cilëve kundër Nju Seints nga Uellsi.

Shkëndija nesër do të mësojë emrin e kundërshtarit në raundin e dytë kualifikues, ku Ibraimi pretendon edhe për gola të tjerë.

Besart IBRAIMI…⚽️⚽️⚽️💣💣💣

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 30 август 2020 г.

Leave a Reply