Ish kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Altin Lala i është kthyer të flasë për futbollin shqiptar duke bërë një krahasim interesant mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.
Në një bisedë për“Ich bin Albaner”, Lala, ka thënë se do të dëshironte që shqiptarët të kishin vetëm një Kombëtare pasi tash me Kosovën mundësitë e ardhjes së lojtarëve te Shqipëria janë më të vogla.
“Unë jam për një Kombëtare dhe atë për shumë arsye. Kosova ka ecur shumë dhe më ka surprizuar me lojën që bënë. Sikur të ishim bashkë gjërat do të ishin ndryshe”, – ka thënë Lala.
“Paramendoj lojtarët që janë te Kosova sikur të bëheshin bashkë me këta te Shqipëria, them se do bëheshim kampion bote”, – është shprehur Lala.