Pas largimit të Arben Tafa-s, Bellasica ka gjetur akordin me një tjetër futbollistë shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.
Fjala është për talentin 22-vjeçar, Medin Bajrami, i cili te Bellasica vjen nga rradhët e Mariborit. Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që me datë 21 gusht, teksa zyrtarizimi nga vetë skuadra e Bellasicës erdhi me datë 27 gusht.
ОФИЦИЈАЛНО: МЕДИН БАЈРАМИ НОВ ИГРАЧ НА ФК БЕЛАСИЦА ✍ 🔵 ⚪Младиот 22 годишен одбранбен играч ни доаѓа од словенечката…
Публикувахте от FK Belasica в Четвъртък, 27 август 2020 г.
Ndryshe Bajrami edhe pse karrierën e kishte filluar te Maribori, ai asnjëherë nuk kishte mundur të debutojë me ekipin e parë në një ndeshje zyrtare.
Bajrami gjithnjë ishte huazuar te skuadrat e Ligës së Dytë në Slloveni, ndërsa së fundmi kishte luajtur me Drava Ptuj.
15 ndeshje dhe 1 gol të shënuar me këtë skuadër, që nuk është e vetmja tek e cila ka luajtur Bajrami, i cili numëron gjithsej 33 ndeshje në Ligën e dytë sllovene, pasi gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e skuadrave të Krshko dhe Ilirija, transmeton “infOSport.mk”.
Vlen të ceket se Bajrami numëron edhe dy ndeshje me përfaqësuesen U19 të Maqedonisë, pasi rrënjët e tij janë nga Gradeci i Gostivarit.