Struga Trim Lum fare në fund mundet nga Ak.Pandev, derbi lokal shkupjan mbyllet me barazim

Sot në kuadër të javës së 4-të në elitën e futbollit vendor në program ishin 3 takime, që në përgjithësi u takuan skuadrave vendase, me përjashtim të derbit lokal të kryeqytetit Rabotniçki-Vardar, që u mbyll me shifrat 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Struga Trim Lum në transfertën në Strumicë u mund minimalisht 1:0 nga Akademia Pandev, për të cilën skukadër golin e fitores e realizoi Mario Krstovski në minutën e 85-të.

Makedonija GJ.P shfrytëzoi terrenin vendas, duke mundur Bellasicën me shifrat 2:1. Që të tre golat në këtë përballje të zhvilluar në lagjen e Gjorçe Petrovit u shënuan gjatë pjesës së parë. Sefer Emini ishte futbollisti që hapi serinë e golave, duke kaluar në epërsi Makedonija GJ.P në minutën e 5-të. Kundërpërgjigjja nga ana e mysafirëve erdhi shumë shpejtë, kur Antonio Kalanoski në minutën e 7-të barazoi shifrat në 1:1, derisa për fitoren e “verdhekuqve” shkupjan u përkujdes veterani Bobi Bozhinovski, me golin e realizuar në minutën e 36-të.

Pas kësaj fitore, Makedonija GJ.P “fluturon” në pozitën e katërt me 6 pikë, ndërkohë Bellasica mbetet në pozitën e fundit me 0 pikë.

Leave a Reply