Çështja Lionel Messi është pa dyshim tema kryesore në të gjitha mediat ndërkombëtare. Ylli argjentinas ditë më parë ju kishte thënë drejtuesve të Barcelonës se dëshiron të largohet, ndërsa kjo bëri që shumë skuadra të lëvizin dhe të tentojnë transferimin e tij, edhe pse realisht shumë pak skuadra kanë forcën financiare për ti kënaqur apetitet e Lionel Messit, edhe nëse ky i fundit largohet me parametra zero nga “Kamp Nou”, përcjellë “infOSport.mk”.
Messi i ka thënë Barcelonës se ai dëshiron të largohet këtë verë dhe se klauzola në kontratën e tij që e lejon atë të largohet falas është akoma e vlefshme sipas tij për shkak të bllokimit të zgjatur nga “COVID-19”.
Sidoqoftë, sipas “katalunasve” kontrata e lojtarit është vazhduar automatikisht deri në qershor të vitit 2021 dhe raportohet se presidenti Josep Maria Bartomeu madje ka refuzuar të takohet me Messin për të diskutuar ndonjë gjë tjetër përveç zgjatjes.
Një betejë ligjore është në rrugë, me klube të shumta të gatshme për të shfrytëzuar sa më shumë situatën.
Shumica janë dakord që Mançester Siti është favoritë për shkak të pranisë së Pep Guardiolas dhe ndikimit të tyre financiar, por Inter dhe Paris Sen Zhermen gjithashtu janë skuadrat që mbeten në garë.
Ndërkohë së fundmi sipas të përditshmes së njohur franceze, “L’Equipe”, Juventusi ka folur me babain e Messit, Jorgen, i cili kohët e fundit bleu një apartament luksoz në Milano.
Sidoqoftë, kalimi i Messit te Juve duket e vështirë, pasi klubi torinez po përpiqen të ulin faturat shkaku i pagave të mëdha, ndërsa nëse do të ndodhte një gjë e tillë, atëherë Juve do të bashkonte dy futbollistët më të mirë në Botë, Messi-Ronaldo, që tashmë vite me rradhë kanë dominuar në futboll.