Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja, ka shpallur listën e futbollistëve për dy ndeshjet që do të luhen në 4 dhe 7 shtator, përkatësisht me Bjellorusinë si dhe Lituaninë, njofton “infOSport.mk”.
Në mesin e futbollistëve të ftuar bëjnë pjesë edhe tre emra të rinj, që nuk janë grumbulluar asnjëherë më parë. Bëhet fjalë për Ramën Çepele, që është pjesë e Interit dhe që “kuqezinjtë” ja rrëmbejnë kështu Italisë talentin e datëlindjes 2003 që ka luajtur me ekipin U17 të “axurrëve”.
Ndërkohë që dy emrat e tjera, janë Armando Broja që bëhet pjesë e skuadrës së parë, pasi spikati edhe me shpresat, por edhe Qazim Laçi që luan me Ajaçion në Francë dhe që është një futbollist me perspektivë.
Gjithashtu bie në sy edhe grumbullimi i kumanovarit, Lindon Selahi, që aktualisht luan në elitën holandeze me skuadrën e Tuentes.
Më poshtë edhe lista me futbollistët e grumbulluar nga trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja për dy sfidat e radhës.