Me eliminimin e Alashkert dhe kualifikimin në raundin e dytë të Liga Europa, apetitet e drejtuesve të Renovës janë rritur dukshëm, ndërsa kjo ka bërë që ata të mendojnë edhe për përforcimin e skuadrës në prag të ndeshjeve që janë para tyre, qoftë në arenën ndërkombëtare, apo edhe në kampionat, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Xhepçishti gjatë ditës së sotme ka prezantuar 22-vjeçarin, Sulejman Kulibali, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Drenicës në Superligën e Kosovës. Ai me skuadrën kosovare regjistroi 4 ndeshje dhe 1 gol, ndërsa në shtetin tonë fqinjë erdhi nga skuadra franceze e OFC Muareux. Ai gjithashtu si profesionist kishte luajtur edhe me skuadrën e FC Mantois, ndërsa gjithashtu kishte qenë edhe pjesë e grumposhave të reja të Paris Sen Zhermen.
Kulibali luan si qendërmbrojtës, ndërsa gjithashtu mund të luaj edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, aty ku ditë më parë “gjipspunuesit” kishin sjellë edhe kosovarin, Arbër Shala.