Vetëm disa ditë para se të pësonte debaklin më të madh në historinë e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve ndaj Bajernit të Munihut (8:2), numri një i Barcelonës, Jozef Maria Bartomeu i ka bërë një propozim surprizë Atletiko Madridit.
Bartomeu homologut të tij të Atletikos i ka propozuar një shkëmbim kokë më kokë mes Grizmanit dhe Zhoao Feliks.
Atletiko Madrid e refuzoi menjëherë këtë propozim të Barcelonës. Bartomeu dëshironte të shpëtonte nga paga e lartë e Grizmanit që merr, 21 milionë euro në sezon, dhe si shkëmbim do merrte një lojtar si Feliks me portugezin që përfiton vetëm 3.5 milionë euro.
Sipas “Marca”, Atletiko Madrid nuk ka qenë kundër rikthimit të Grizmanit por nuk kanë dashur të heqin dorë nga Feliks që e shohin si e ardhmja e ekipit.
Atletiko i ka bërë një ofertë Barcelonës, duke i ofruar Lemar dhe Kostën për Grizmanin por këtë herë ka qenë ekipi “katalunas” që ka refuzuar.