Pas 8 viteve të plota qëndrim te Paris Sen Zhermeni, braziliani Tiago Silva ka vendosur të provoj veten në Premierligën angleze, duke nënshkruar me Çelzin. “Oh, Thiago Silva”, është kjo mënyra sesi Çelzi zyrtarizon afrimin e ish futbollistit të Milanit.
35-vjeçari Silva me skuadrën nga “Stemford Brixh” ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa nëse arrin të tregojë nivele të larta me fanellën “blu”, ka mundësinë e rinovimit të kontratës edhe për një vit tjetër.
Ndryshe Çelzi do të jetë klubi i 5-të europian me të cilin do të luaj Tiago Silva. Ai fillimisht ishte transferuar te Porto, që më pas të luaj te Lokomotiva e Moskës dhe Milani, nga e cila skuadër verën e vitit 2012-të për shumën e 42 milion eurove u transferua te PSZH-ja.
Ndryshe karrierën e tij, Silva e kishte nisur në vendlindje te skuadra e Juventude.