Alban Bushi shpalli listën e Shqipërisë U21, asnjë shqiptarë nga Maqedonia

Trajneri i Kombëtares U21 të Shqipërisë, Alban Bushi, ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për 2 ndeshjet zyrtare që ekipi shpresa do ti zhvillojë në datat 4 dhe 8 shtator përballë Austrisë, respektivisht Andorrës, transmeton “infOSport.mk”.

Në mesin e futbollistëve të ftuar nuk bënë pjesë asnjë shqiptarë nga Maqedonia, edhe pse në të kaluarën kishte të tillë, ndërsa për këto dy ndeshje Bushi ka ftuar edhe futbollistin më në formë shqiptarë, Albion Ademin, i cili njëherit është kosovari i vetëm në këtë grumbullim.

Ademi luan me ekipin finlandez të Mariehamn, për të cilën skuadër këtë edicion në 11 ndeshje ka shënuar 9 gola.

Ajo që bie në sy në këtë listë, është numri i madh i futbollistëve nga Kategoria Superiore, plotë 12 të tillë, ku Laçi, Tirana dhe Apolonia përfaqësohen me nga 3 futbollistë, ndërkohë Skënderbeu, Teuta dhe Partizani me nga 1 përfaqësues secila.

Leave a Reply