Gjatë ditës së sotme në hapësirat e FFK-së, është hedhur shorti për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.
Goglat që në start na sollën dy super përballje. Skuadra kampione në fuqi, Drita do ta nis sezonin e ri kundër Llapit të Tahir Batatinës, ndërkohë një tjetër përballje derbi do të zhvillohet edhe në Drenas, ku Feronikeli do të mirëpret Gjilanin.
Fituesja e Kupës, Prishtina, në xhiron e parë do të luaj me Drenicën, Trepça ’89 do të mirëpret Arbërinë e Sunaj Hasan, që këtë vit u ngjit në mesin e më të mirëve, ndërsa rikthimin në elitë Besa do ta ketë me një ndeshje përballë skuadrës shumë modeste dhe mirë të organizuar, Ballkani.
Starti i sezonit të ri në elitën e futbollit kosovar është planifikuar të ndodhë me datë 12 shtator.
Superliga e Kosovës, Java 1 |
|||||||||||||||
|