Gjoka me formacion shumë sulmues ndaj Sumgait

Shkëndija me fillim në ora 18:00 në stadiumin “Kapital Bank Arena” do të përballet me Sumgait, skuadrën nga Azerbejxhani, ndaj së cilës gjithë tifozët “kuqezi” presin që skuadra e tyre e zemrës të dalë fitues dhe të vazhdojë garat tutje në Liga Europa.

Është kjo ndeshje e raundit të parë kualifikues, ku fituesi kalon në raundin e dytë, ndërsa nisur nga ky fakt, trajneri i Shkëndijës, Ernest Gjoka, ka vendosur të luaj me një formacion shumë sulmues.

FORMACIONET ZYRTARESUMGAIT – SHKËNDIJA

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 27 август 2020 г.

4-2-1-3 është skema që ka zgjedhur strategu shqiptarë, i cili në vijën e sulmit përveç Besart Ibraimit ka hedhur edhe Lupçe Doriev dhe Omar Imerin.

Në portë është i zakonshme, Kostadin Zahov, ndërsa para tij rreshtohen Bejtullai dhe Krivak në qendër, teksa në krahë Paviç dhe Murati.

Në mungesë të Armend Alimit, Enur Totres shoqëri në qendër të mesfushës do ti bëjë Bruno Dita, ndërkohë Valon Ahmedi do të jetë urë lidhëse midis mesfushës dhe sulmit.

Leave a Reply