Derisa futbollistët e Dritës së Gjilanit po stërviten dhe me shumë përpikshmëri po i zbatojnë të gjitha urdhërat nga trajneri i tyre, Ardian Nuhiu, drejtuesit e klubit gjilanas si duket dëshirojnë në maksimum të shfrytëzojnë pushimin mes eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe ndeshjes së radhës në Liga Europa.
Ata gjatë ditës së djeshme në rradhët e tyre afruan Festim Alidemën, ndërsa tashmë dëshira e tyre është ish futbollisti i Kombëtares shqiptare, Valdet Rama.
Kosovari 32-vjeçar aktualisht është pjesë e skuadrës gjermane të SV Meppen, ndërsa gjatë vitit 2019-të pati një aventurë të shkurtër në Superligën e Shqipërisë, duke luajtur me skuadrën e Kukësit.
Drita thuher se i ka përgatitur një ofertë të majme Ramës dhe palët janë aktualisht në fazën e negociatave.
Futbollisti është tunduar nga oferta e Dritës dhe po e shqyrton seriozisht kalimin në futbollin e Kosovës, nga ku edhe ka origjinën .