Lionel Messi është bërë kryelajm në botë me kërkesën për largim nga Barcelona. Sulmuesi argjentinas raportohet se ka paraqitur një faks me të cilin kërkon ndarjen nga gjiganti “katalunas”.
“TyC Sports” ka publikuar atë që besohet të jetë faksi i Messit i paraqitur tek klubi nga Camp Nou, transmeton lajmi.net.
Data e dërgimit të tij është 25 gusht, dita kur u publikua lajmi se Messi ka kërkuar ndarjen nga Barcelona.
Faksi i plotë i Messit:
“Përmes kësaj letre, unë, Lionel Andrés Messi Cuccitini, me DNI XXXXX, kërkoj që të ndërpritet kontrata e marrëdhënies së punës që aktualisht kam në klubin tuaj të shquar, bazuar në klauzolën numër 24 që më lejon të shfrytëzoj atë fuqi”.
“Vlerësoj të gjitha mundësitë për rritjen personale dhe përgatitjen profesionale që më janë ofruar gjatë kohës që kam punuar”.
“Mësime që më lejuan të konsolidoj profilin tim teknik dhe njerëzor; por për arsye personale, këtë vendim të vështirë shpresoj se do ta marrë bordi drejtues në mënyrën më të mirë. Sinqerisht i juaji “, – shkruhet aty.