Ylli argjentinas, Lionel Messi si duket ka vendosur të largohet nga Barcelona, ndërsa një vendim të tillë “pleshti” i’a ka komunikuar edhe skuadrës.
Argjentinasi kërkon të aplikojë një klauzolë që i lejon të përfundojë kontratën një vit para afatit.
Menjëherë pas këtij lajmi, presidenti i Barcelonës, Bartomeu ka thirrrur një takim urgjent për të vlerësuar kërkesën e Messit.
Ndërkohë në anën tjetër, përveç skuadrave që e kanë seriozisht për argjentinasin, ka edhe nga ato që e kanë shfrytëzuar rastin për të bërë paksa humor.
Në rrjetet sociale është shpërndarë një foto, në të cilën shihet presidenti i skuadrës kosovare, Arsim Kabashi duke shtërnguar duart me Lionel Messin, kinse ky i fundit ka pranuar të luaj për skuadrën nga Theranda.
Në foto Messi ka të veshurë fanellën e Ballkanit, mirëpo sigurisht që e gjithë kjo është një foto montazh, ashtu që këtë lajm merreni me shaka.