FC Shkupi të enjten (nesër) do të zhvillojë ndeshjen e raundit të parë eliminatorë në kuadër të Liga Europa përballë skuadrës së Neftçi Baku nga Azerbejxhani, njofton “infOSport.mk”.
Për këtë ndeshje trajneri Muharem Bajrami do të ketë në disponim edhe një përforcim të ri, që vjen nga rradhët e skuadrës kampione të Turqisë, Istanbul Bashakshehir. Fjala është për 22-vjeçarin Salim Farsak, i cili te FC Shkupi do të luaj në formë huazimi.
I njëjti është federuar në UEFA për ndeshjen e nesërme, ashtu që pritet të shohim nëse Bajrami do ti jep shansin talentit me origjinë nga Kajseri, transmeton “infOSport.mk”.
Ndryshe bëhet fjalë për një mesfushorë qendre, i cili për shkak konkurrencës së madhe te Bashakshehir, nuk ka mundur të regjistrojë asnjë ndeshje zyrtare, ndërsa vitin e kaluar ishte huazuar te skuadra e Pendikspor që bënë gara në 2.Lig Beyaz.
Farsak kështu bëhet futbollisti i dytë turk që do të luaj te FC Shkupi, pas Firat Gulu, që erdhi nga rradhët e Galatasarajit.