FC Shkupi të enjten do të zhvillojë ndeshjen e raundit të parë eliminatorë të Liga Europa, ku për kundërshtarë do të ketë skuadrën e njohur azere të Neftçi Baku, njofton “infOSport.mk”.
Ekspedita “bardhekaltër” nga Çairi, sot në mëngjes u nis drejt kryeqendrës azere, ndërsa në mesin e futbollistëve që udhëtuan, nuk ishte edhe sulmuesi rus, Xhamal Dibirgadzhiev. Ky i fundit nuk ka mundur të federohet me kohë, për shkak dokumentacionit jo të plotë, ndërsa lajm i mirë për trajnerin Muharem Bajrami është se do të ketë në disponim mbrojtësin azer, Elvin Junushada.
Kujtojmë ndeshja Neftçi Baku – FC Shkupi zhvillohet nesër (e enjte) me fillim në ora 18:00.