Skuadra kampione e Shqipërisë, Tirana, mbrëmë në “Air Albania” u mposht nga Crvena Zvezda me rezultatin minimal, duke i dhënë fund aventurës në Ligën e Kampionëve. Edhe pse Tirana bëri një lojë të mrrekullueshme, duke qenë se edhe fati nuk ishte me ta, në fund duheshe të pajtohen me disfatën dhe eliminimin nga gara më prestigjioze europiane.
Edhe pse shumë shqiptarë nuk u ndien mirë pas kësaj disfate, kishte edhe prej atyre që iu gëzuan kësaj disfate.
Një prej tyre ishte dhe gazetari Helidon Tahiraj, që njihet si një tifoz i madh i rivalëve të Tiranës, Partizanit. Ai në rrjetet sociale shpjegon arsyet se përse u gëzua nga humbja e bardhebluve.
Përtej të qenurit shqiptar, Tahiraj shprehet se nuk dëshironte fitoren e rivalëve, që tej famës do t’i shtoheshin disa zero të tjera në buxhetin e klubit, si pasojë e ecurisë pozitive dhe afërmendsh do kishte më shumë mundësi në tregun e transferimeve me arkat e shëndosha.
Reagimi i plotë i Helidon Tahiraj:
“U kenaqa qe nuk fitoi Tirana. Megjithese “doli me koken lart”, ai kundershtari qe ju beri golin e kishte koken 30 centimetra me lart.
Pse u gezova, s’do thoni ju?
…sepse per mua futbolli eshte sport. Rivali im nuk duhet te fitoje famĕ dhe para! Kaq!
I pate tifozet e Olimpikut te Lionit si gezonin qe humbi Shen Zhĕrmeni i Parisit. Nuk u gezuan qe fituan gjermanet e Bavarise. Thjesht u gezuan qe humbi ekipi rival ne kampionatin e tyre kombetar.
Sporti per tifozet e vertete nuk ka te beje me kombesine. Gallatasarajin psh e krijoi djali i Sami Frasherit me ndihmen e mesuesit anglez te shkolles. Shume turq jane tifoze te Gallates, pavaresisht se me anglezet dhe shqiptarĕt, kane bere luftra sa jane shqepur.
Sporti per ata qe duan te dalin deputete te Njesia 8, sigurisht qe eshte politike.
Nuk pres te me kuptojne ata qe shikojne ndeshjet e kampionatit shqiptar nje here ne vit, ose fare…
Si mund te shpjegohet qe shumica e femijeve te sekretareve te partise, te gazetareve te RTSH moniste, jane tifoze me “Tironen Antikomuniste”.
Nejse …! PMTP!